Kamionët me ndihma humanitare mbërrijnë në Siri, për herë të parë pas 6 muajsh

  • 26 September 2016 - 13:39
Kamionët me ndihma humanitare mbërrijnë në Siri, për herë të parë pas 6 muajsh

Dhjetëra kamionë me ndihma humanitare janë dorëzuar në katër qytete në Siri për herë të parë në gati gjashtë muaj, të rrethuara nga forcat qeveritare, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Shtatëdhjetë e një kamionë arritën në zonat e mbajtura nga rebelet të Madajas dhe Zabadanit, pranë Damaskut, dhe atyre të kontrolluara nga qeveria,  Foah dhe Kefraya, në provincën Idlib, të dielën.

Ata  dërguan ushqim, furnizime mjekësore dhe mjeteve higjienike për 60.000 njerëz.

Javën e kaluar, OKB-ja pezulloi dërgesat e ndihmës në të gjithë Sirinë, 48 orë pas një sulmi vdekjeprurës në një autokolonë me ndihma humanitare.

SHBA dhe Rusia, të cilat mbështesin palët kundërshtare në luftën civile pesë-vjeçare të vendit, kanë fajësuar njëra-tjetrën për incidentin.

(Kosova Sot)