Rrëfimi i policit të plagosur në Kamëz: Nga goditja, furgoni ynë u rrotullua 2 herë

  • 26 September 2016 - 14:25
Rrëfimi i policit të plagosur në Kamëz: Nga goditja, furgoni ynë u rrotullua 2 herë

“Ishim duke patrulluar kur na përplasën…” Kështu shprehen Besim Voja dhe Neil Hoxha, dy kolegët e policit të ndjerë Ervin Haxhia që u aksidentuar mbrëmjen e së dielës nga një i ri udhëtonte me shpejtësi.

Efektivët ishin duke përfunduar shërbimin, por gjysëm ore para se turni tjetër të merrte detyrën, ndodhi e paimagjinueshmja.

“Nuk e kuptuam, humbëm ndjenjat. Gjysëm ore para se të linim shërbimin na goditi makina me fuqi”, thanë Voja dhe Hoxha.

Të dy policët ndodhen të shtruar tek Trauma.

Voja gjatë paradites ishte tejet i përhumbur. Nuk mban mend shumë nga ngjarja, por ato pak minuta nuk ngurron t’i rrëfeje. Voja tha se sëbashku me shokët Ervin Haxhia dhe I. Hoxha ishin duke patrulluar me makinë, kur furgoni i policisë u trondit nga një goditje.

“Kemi qenë duke ecur kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pësoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorrën nga makina e policisë, pashë dy kolegët e shtrirë. Nuk mbaj mend shumë gjëra….patrullonim shpesh në këtë segment”.

(Kosova Sot)