Ky është rendi i ditës për seancën e radhës së Kuvendit

  • 26 September 2016 - 14:41
Ky është rendi i ditës për seancën e radhës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten (29 shtator) seancën e radhës plenare.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Kuvendit vendosi që në rend dite të mos jetë marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në këtë seancë, do të jenë në rend dite 10 pika, ndër të cilat janë edhe dy interpelancat e kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Më poshtë rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 6 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

7. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.

(Kosova Sot)