Dialogu Kosovë-Serbi, BE-ja me një kërkesë të re

  • 26 September 2016 - 15:39
Dialogu Kosovë-Serbi, BE-ja me një kërkesë të re

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se në kuadër të dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit ka vazhduar puna në fushën e telekomunikacionit.

Kur u pyet për të komentuar mbi deklaratën e Ministres për Dialog  Edita Tahirit e cila tashmë ka shpallur rezultatin e bisedimeve, se “Kosova do të ketë kodin ndërkombëtar telefonik” Kocijancic ka theksuar se BE-ja kërkon një marrëveshje në sektorin e telekomunikacioneve, por se ajo është ende duke punuar në të.

“Ne duam që marrëveshja të arrihet këtë javë, por tani puna është duke vazhduar”, ka thënë Kocijancic.

Ndërsa Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, pas raundit të mëparshëm të bisedimeve të mbajtura javën e kaluar në Bruksel, ka thënë se puna për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin vazhdon, ku ka shumë gjëra për të cilat duhet të pozicionohen Beogradi dhe Prishtina.

(Kosova Sot)