Daçiq takon ambasadorin e Shqipërisë – flasin për bashkëpunim

  • 26 September 2016 - 17:10
Daçiq takon ambasadorin e Shqipërisë – flasin për bashkëpunim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Serbi,  Ilir Boçka me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal,

 

Gjatë bisedimeve, të dyja  palët ranë dakord se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në drejtimin e duhur, siç dëshmohet edhe nga aktivitetet e ardhshme të dy qeverive, të cilët  padyshim do të kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në rajon.

“Daçiq theksoi veprimin e përbashkët të të dyja vendeve në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

“Kjo kryesisht ka të bëjë me zbatimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës të tilla si ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, fillimin e punës së Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të rinjve dhe krijimit të Fondit për  Ballkanin Perëndimor”, thuhet mes tjerash në një njoftim të MPJ-së serbe.

(Kosova Sot)