Moska: SHBA-të po shkatërrojnë paqen në Siri

  • 26 September 2016 - 17:22
Moska: SHBA-të po shkatërrojnë paqen në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është shprehur se fuqitë perëndimore nuk po angazhohen për paqe në Siri. Lavrov, duke folur për rrjetin rus televiziv, NTV tha se lufta civile në Siri nuk po i kthehet normalitetit, për shkak të fajit të Shteteve të Bashkuara. Lavrov ka theksuar se seanca e mbajtur në Këshillin e Sigurimit dhe deklaratat e bëra atje, ishin një shkatërrim i panevojshëm.

Kreu i diplomacisë ruse nënvizoi se SHBA-të nuk janë më bashkëkryesues i paanshëm i Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë. Edhe zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov ka vlerësuar se  “tonet e retorikës nga disa zyrtarë britanikë dhe amerikanë ishin të papranueshme”. Mbrëmë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Pouer, në Këshillin e Sigurimit tha se Rusia është e angazhuar në “barbarizëm” në Siri.

(Kosova Sot)