Dhunoi vëllanë për çështje prone, arrestohet 33-vjeçari

  • 26 September 2016 - 17:29
Dhunoi vëllanë për çështje prone, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të vëllait.

Sipas burimeve policore, në pranga ka përfunduar shtetasi Mentor Biba, i cili kishte goditur me sende të forta në kokë vëllain e tij.

“Konflikti mes dy vëllezërve, banues në fshatin Buzaishte, ka lindur për çështje pronësie”, ka deklaruar policia e Pogradecit.

Ndërkohë i plagosuri, 46-vjeçari me inicialet L. B., pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Bëhet e ditur se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për procedimin e të arrestuarit nën akuzën “Dhunë në familje”.

(Kosova Sot)