Irani liron nga burgu akademiken iraniano-kanadeze

  • 26 September 2016 - 17:44
Irani liron nga burgu akademiken iraniano-kanadeze

Autoritetet në Iran kanë liruar nga burgu akademiken iraniano-kanadeze, Homa Hoodfar.

Homa Hoodfar, një profesoresh në pension, që ka ligjëruar në Universitetin Concordia në Montreal, është dëbuar nga Irani.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, është cituar të ketë thënë se Hoodfar është liruar për shkaqe humanitare.

“Homa Hoodfar, që ishte arrestuar në Iran, në bazë të disa akuzave është liruar sot për shkaqe humanitare, përfshirë këtu edhe sëmundje dhe është nisur nga Irani për në Kanada, përmes Omait”, citohet të ketë thënë Bahram Qasemi.

Hoodfar i ishte ndaluar që të largohej nga Irani në mars, pasi kishte udhëtuar për në republikën islamike për të vizituar familjarët e tij. Familja e saj ka thënë se ajo ka qenë në burgun Evin në Teheran që prej muajit qershor.

(Kosova Sot)