Fshati me 30 shtëpi nën dry

  • 26 September 2016 - 19:05
Fshati me 30 shtëpi nën dry

Vreshtat e njohura kanë mbetur djerrinë, rinia iku jashtë.

"Banorët e këtij fshati para lufte merreshin kryesisht me blegtori dhe disa nga këto familje kishin mësyer edhe atëbotë kurbetin e largët. Por, nuk ishin shumë ata, sepse kishin vreshtat. Jeshkovasit për rrush dalloheshin në gjithë Vërrinin bashkë me fshatin Lybeqevë. Ata atëbotë ishin furnizuesit kryesorë me rrush të dy rajoneve, si në Opojë e në Gorë", është shprehur përgjegjësi i fshatit, Fidan Shala.raporton Gazeta Kosova Sot

Në muajin shtator të vizitohet Jeshkova ka një kuptim, sepse ky fshat është në përputhshmëri me qendresën e shqiptarëve, ngase ka flakën e dashurisë së atdheut. Fidan Shala, tani përgjegjës i këtij fshati dhe vëllai i Heroit të Kosovës Agim Shala, dekretuar nga presidentja e vendit, dhe nga kjo familje janë edhe tre dëshmorë të tjerë, i ati i Fidanit, Avdiu dhe dy xhaxhallarë, shprehet se Jeshkova, dikur posa kalonte numrin 50 shtëpi linin fshatin dhe shpërnguleshin në Prizren. Sipas tij, kjo traditë ka vazhduar edhe pas lufte. "Banorët e këtij fshati para lufte merreshin kryesisht me blegtori dhe disa nga këto familje kishin mësyer edhe atëbotë kurbetin e largët. Por, nuk ishin shumë ata, sepse kishin vreshtat. Jeshkovasit për rrush dalloheshin në gjithë Vërrinin bashkë me fshatin Lybeqevë. Ata atëbotë ishin furnizuesit kryesorë me rrush të dy rajoneve, si në Opojë e në Gorë", është shprehur ai. 

Tradita e bujarisë Shumë familje me rrush siguronin mbijetesën e tyre, kujton fjalët e odave dhe pleqve sot Fidan Shala. Fshati përbëhet nga tre fise, Shala, Krasniqi dhe Berisha. Pjesë të evokimeve para lufte të jeshkovasëve kujton edhe veprimtari e këtij fshati Xheladin Krasniqi. Jeshkova ka një traditë të bujarisë dhe trimërisë,sepse familjet Shala, Krasniqi etj. ishin bërë oda të përbashkëta jo vetëm për përgatitjet e luftës së fundit, por edhe më herët. Tani fshati ka 75 shtëpi, na tregon Fidani, dhe janë shumica e familjeve që kanë shkuar në Prizren, e disa prej këtyre gjenden jashtë Kosove edhe ende nuk kanë marrë vendim të kthehen. Banorët e këtij fshati, pasi e dinë fshatin e tyre dhe kushtet se si dikur është jetuar në një frymë bashkëpunimi. Kurse banorët e këtij fshati ankohen në faktin se Jeshkova po mbetet pa banorë, sepse gati gjithë të rinjtë po ikin nga këtu. Janë 75 shtëpi, prej këtyre 30 janë nën dry, sepse nuk kanë asnjë banor Shumica po ikin drejte Italisë, Sllovenisë dhe shteteve të tjera. Jeshkova dikur ishte e njohur edhe për "Gurin e Kallogjerit", që është një pikë që dikur moti është vizituar nga shumë besimtarë. Atje është një shpellë e bukur që ende nuk është hulumtuar, por ajo deri para lufte ka shërbyer si vend i besimit. Atje sidomos shkonin nuset që nuk lindnin. "Ato gjuani një gur në vrimën e zezë që është brenda katit të dytë të shpellës dhe nëse dëgjohej krisma trak trak, ajo nuse mund të priste fëmije, nëse jo ajo s'do të gëzohej me fëmijë, Pastaj aty flinin dhe nëse nusja shihte ëndërr fëmijë shpresa pritej se ajo do të lindte në të kundërtën jo. Tani ajo pikë është pa mbikqyerje, kurse ajo që e karakterizoi shumë "Gurin e Kallogjerit" ishte këmbëngulësia e madhe e forcave serbe militare e paramilitare që mos ta lëshojë atë pikë strategjike sipas tyre", shpjegon Fidani.

Pleqtë nuk e duan jetën pa të rinj Banorët e Jeshkovës vazhdojnë të bëjnë jetën e pazhurmshme, në mes maleve dhe me të vetmen ankesë që kanë është fakti se nuk duan, që të rinjtë të ikin nga këtu. Ata pastaj mendojnë se nuk e dinë se çfarë u duhet jeta pa ata. Komuna në anën tjetër pohon se në Jeshkovë është investuar mjaft, ku është asfaltuar rruga dhe insfrastruktura tjetër. Shkodran Kryeziu flet për Kullën e Jeshkovës, e cila është me vlera historike dhe të trashegimisë. Kryeziu, arkitekt, shprehet se Kulla ka sallonin e pritjes dhe dy dhoma ku do të ekspozohen eksponatet e trashëgimisë së Vërrinit dhe eksponate nga lufta e fundit. Fshati ka tetë dëshmorë të kombit, dhe ende ka hallin e pesë të zhdukurve që nuk e dinë fatin e tyre. Familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të bëjnë jetën mes shpresës dhe mes vdekjes, siç thonë pleqtë në këtë fshat . Burimet e këtij fshati dhe vreshtat e Jeshkovës dikur ishin të njohura, por tanimë vreshtat janë vetëm djerrinë, sepse krahu i punës ka ikur jashtë Kosove. Banorët pos parasë së kurbetit mundohen të mbijetojnë edhe me ndonjë copë tokë e ndonjë bagëti, sepse këtu vetëm kështu arrihet të mbijetohet. Frika se nga këto 75 shtëpi mund të shpërngulen edhe më tej i trishton këta banorë. "Ne jemi mësuar si një familje dhe secila shpërngulje na copëton zëmrën ", pohuan pleqtë Jeshkovës.

(Kosova Sot)