Nga emigrantë në lordë të drogës, historia e tre shqiptarëve në Britani

  • 26 September 2016 - 19:12
Nga emigrantë në lordë të drogës, historia e tre shqiptarëve në Britani

Tre shqiptarë të cilësuar si baronë të drogës, të cilët shkuan ilegalisht në Britaninë e Madhe duke u fshehur pas kamionëve, janë dënuar me 21 vite burg pasi cilësohen si drejtuesit e një rrjeti të trafikimit të disa milionë paund drogë.

Ariolt Kuka, 22 vjeç, i tha policisë se po përpiqej të ndihmonte familjen e tij në Shqipëri në momentin kur u kap me 1 milion paund kokainë.

Sandër Lleshi, 24 vjeç dhe Marjan Deda, 23 vjeç, janë dënuar për rolin e tyre në këtë grup. Deda mendohet se ishte i përfshirë vetëm për prodhimin e kanabisit.

Të tre shqiptarët hynë ilegalisht në Britani dhe kërkesa e tyre për azil ende nuk është shqyrtuar.

Prokurori tha para gjykatësit se të tre shqiptarët kishin shkuar në Britani duke u fshehur në kamionë.

Në fund të gjyqit, Kuka mori një dënim me 12 vite burg, Lleshi 6 vite e tetë muaj dhe Deda u dënua me tre vite burg.

Të tre ata u arrestuan në perëndim të Londrës më 4 korrik pas një kontrolli në banesës ku po kultivonin 40 bimë kanabis, raporton panorama.

Kuka tha prokurori është i përfshirë në trafikimin e 15 kg kokainë, 82% e pastër, që është pak nën nivelin e cilësisë që droga importohet. Roli i tij cilësohet si kryesor në grup, ku 2 kg ia dorëzoi Lleshit.

Policia e kapi pak pasi i dorëzoi Lleshit sasinë e kokainë, duke e arrestuar në flagrancë me 13 kg kokainë.

Gjatë përgjimeve, policia ka zbulua SMS ku Kuka negocion për çmimin e shitjes së drogës.

Kuka dhe Lleshi u arrestuan me çanta plastike në Perëndim të Londrës në momentin që po hipnin në taksi.

Kur u ndalua Kuka tha se nuk kishte të bënte me të dashurën e tij e cila gjithashtu ndodhej brenda në taksi.

“Nuk është e imja. Janë mbi 1 milion paund në këtë makinë. Bëj para për t’ia dërguar familjes sime”.

Kuka tha se ishte përfshirë në rrjetin e transportit për të përfituar 1 mijë paund dhe se kjo ishte hera e dytë që e bënte.

Por, një pretendim i tillë nuk u pranua nga gjykatësi.

(Kosova Sot)