Shikoni si e godet mësuesi shpullë nxënësin në Vlorë (Video)

  • 26 September 2016 - 19:21
Shikoni si e godet mësuesi shpullë nxënësin në Vlorë (Video)

Tani që shkolla filloi, bashkë me mësimdhënien, në këto ambiente arsimore janë të pranishme edhe sherret mes djemve, vajzave, por edhe mes nxënësve dhe mësuesve.

Një zënkë që ka përfunduar në dhunë fizike ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “24 Maji” në qytetin e Vlorës.

Sipas raportuesit e cili e dërgoi videon pranë redaksisë “Jetaoshqef”, shkaku që çoi në nisjen e zënkës është mungesa e librave në ambientet shkollore.

Mësuesi nuk e ka pranuar nxënësin e klasës së 9-të pa libra në klasë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Ndërkohë në dalje, mësuesi e ka qëlluar nxënësin pa mëshirë në qafë.

Në këtë moment e gjithë klasa ka shpërthyer në të qeshura dhe nxënësi i është kthyer mësuesit dukë i kërkuar llogari se kë qëllonte ashtu si dhe duke e kërcënuar se do ta ngulte në tokë nëse e përsëriste më këtë veprim.

“Kë godet ashtu mor ti së të ngul mu aty”, dëgjohet t’i thotë nxënësi mësuesit i cili përpiqet ta fitojë autoritetin përpara klasës nëpërmjet dhunës.

(Kosova Sot)