Vajza ka trashëguar shtëpinë e pengmarrësit

  • 26 September 2016 - 19:26
Vajza ka trashëguar shtëpinë e pengmarrësit

Ajo ka thënë që nuk ka dashur që shtëpia të shndërrohej në një park.

"Ai ka pasur dy pjesë të personalitetit të tij. Njëra anë, ajo e errët, ka qenë ana e një skizofreni. Ndërsa ana e jashtme ka qenë ajo e një mashkulli tërheqës dhe të guximshëm", ka thënë ajo,raporton Gazeta Kosova Sot

Një grua, e cila është dhunuar dhe është abuzuar psikikisht për shumicën e fëmijërisë së saj, pasi që ishte kidnapuar teksa po shkonte në shkollë, e ka trashëguar shtëpinë në të cilën është mbajtur peng për tetë vjet e gjysmë dhe vazhdon ta pastrojë atë - njëjtë siç ka bërë në kohën kur ka qenë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Natascha Kampusch ka qenë vetëm dhjetëvjeçare kur ishte rrëmbyer nga Wolfgang Priklopil dhe ishte mbajtur peng në një vrimë të vogël në bodrumin e shtëpisë së tij në Vjenë të Austrisë. Për pothuajse një dekadë ajo ishte trajtuar si skllave e tij e seksit - është rrahur, është lënë pa bukë dhe është mbajtur e ngujuar nëntokë - deri në momentin kur kishte vendosur të ikte, më 23 gusht të vitit 2006. Priklopil e kishte mbytur veten duke kërcyer para trenit në ditën kur ajo ishte larguar. Tani, në një intervistë ekskluzive të dhënë për "Channel Seven", Kampusch, që tani është 28-vjeçare, e ka dërguar reporterin Rahni Sadler për një shëtitje nëpër ndërtesën ku ajo ka përjetuar vuajtjet më të mëdha në jetën e saj - ndërtesë të cilën tani e quan shtëpi dhe ku i kalon shumicën e fundjavave.

Skizofreni me pamje tërheqëse Kur është pyetur për Priklopil-in, teknikun e kompjuterëve që e detyronte atë të punonte si shërbëtore e tij personale gjatë kohës kur nuk ishte duke jetuar në izolim, Kampusch ka pasur shumë pak për të thënë. "Ai ka pasur dy pjesë të personalitetit të tij. Njëra anë, ajo e errët, ka qenë ana e një skizofreni. Ndërsa ana e jashtme ka qenë ajo e njëmashkulli tërheqës dhe të guximshëm", ka thënë ajo me anglishte të gjymtë. Ndërsa, kur është pyetur pse nuk ka vendosur ta djegë ose ta shesë shtëpinë, ajo ka thënë që nuk ka dashur që shtëpia të shndërrohej në një park. Ajo vazhdon ta pastrojë shtëpinë në tërësi, sikur në ditët kur detyrohej ta bënte një gjë të tillë nga kërcënimet e Priklopil-it, që kanë ndodhur para dhjetë vjetësh

Grumbullon 6 milionë euro falë intervistave televizive, librave dhe bashkëpunimeve në filma Në një intervistë tjetër, të dhënë për gazetën gjermane 'Bild', Kampusch, duke kujtuar ditën kur është larguar nga shtëpia, ka thënë: "Më pati thënë t'ia pastroj veturën. Ai pati dashur ta shiste dhe më pati udhëzuar ta pastroja në tërësi. Më kujtohet se si ndjeja uri të madhe pasi që ai më detyronte t'i përgatisja ushqim, mirëpo nuk mund të haja asgjë për vete". Në ora 12:56 të ditës, Priklopil, 44- vjeçar, kishte marrë një thirrje telefonike dhe e kishte larguar vëmendjen nga Natascha që po ia pastronte veturën. "Më herët ai më shikonte vazhdimit se si veproja. Mirëpo, për shkak se thithësja elektrike bënte shumë zhurmë dhe ai duhej ta dëgjonte më mirë bashkëbiseduesin, ai u pati larguar për një moment". Natascha, e cila ka marrë shtëpinë si trashëgimi, ka thënë: "Pata shkuar në drejtim të derës, e cila zakonisht ishte e mbyllur ose e bllokuar me objekte të rënda, mirëpo atë ditë nuk ishte". Në ora 12:58 ajo e kishte hapur portën dhe kishte vrapuar e lirë, duke u dhënë fund vuajtjeve që kishin filluar në mars të vitit 1998 kur ajo ishte kidnapuar teksa po shkonte në shkollë. Kampusch ka shkruar një libër për jetën e saj që është titulluar "Ten Years of Freedom", mirëpo vështirësitë e saj vazhdojnë. Përkundër faktit që ka grumbulluar një pasuri prej 6 milionë eurosh falë intervistave televizive, librave dhe bashkëpunimeve në filma, ajo vazhdon të jetë vajza e vogël që ka qenë në kohën kur është mbajtur peng. Ajo i ka trashëguar shtëpinë dhe veturën e pengmarrësit të saj si lidhje me një të kaluar, për të cilën psikiatrit thonë që ajo duhet ta kalojë. Ajo tanimë i kalon fundjavat në shtëpinë ku i është vjedhur fëmijëria, duke jetuar në dhomat ku ditët kalonin ngadalë sikur të ishin javë. 

(Kosova Sot)