E kupton që biri i tij ndihet i përjashtuar nga detyrat e shtëpisë

  • 26 September 2016 - 19:47
E kupton që  biri i tij ndihet i përjashtuar nga detyrat e shtëpisë

Siç ka shpjeguar Bob-i në postimin e tij në ‘Facebook’,  biri i tij është në spektrin e autizmit,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Asnjë prind nuk do të dëshironte ta lexonte një letër ku thuhej që  biri i tij nuk ka asnjë shok. Bob Cornelius e ka publikuar në ‘Facebook’ një detyrë shtëpie që i ishte dhënë të birit të tij, e cila i ishte dhënë me qëllim që të jepte informata për veten. Një pjesë e detyrës ku thuhej “disa nga shokët e mi janë” njëmbëdhjetëvjeçari i quajtur Christopher kishte shkruar: “Askush”.

Siç ka shpjeguar Bob-i në postimin e tij në ‘Facebook’, i biri i tij është në spektrin e autizmit. Ai ka shkruar që ka nxjerrë një fotografi të detyrave të shtëpisë së Christopher-it dhe vetëm më vonë e kishte kuptuar pjesën që, në fakt, përcillte mesazhin më të fuqishëm.

Babai, nga Nju-Xhersi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte vendosur që t’i publikonte detyrat e të birit të tij dhe ka folur haptazi për faktin që  biri i tij nuk kishte asnjë person të afërt, të cilit mund ta quante shok.

Djalë shumë i mençur dhe me sens humori

“Vëllezërit e Christopher-it shpeshherë kanë fjetur në shtëpitë e miqve të tyre dhe edhe ai më ka pyetur nëse mund të shkonte për të fjetur të shokët. Mirëpo, kur e pyesja se të cili shok do të shkonte, pasi që e siguroja që e kishte lejen time, ai i rrudhte supet. Pra, nuk kishte ku të shkonte, sepse im bir nuk e ka asnjë shok. Nuk e ka pasur kurrë”, ka thënë ai.

Bob ka shpjeguar që ai nuk ka pasur zgjidhje e as përgjigje për të birin e tij. Ka shumë vështirësi dhe nuk është diçka që ai mund ta sforcojë. Babai gjithashtu ka thënë që i biri i tij është “shumë i mençur dhe ka sens humori” dhe ndonëse nganjëherë njerëzit tërhiqen nga ai, nganjëherë gjendja e tij i alarmon fëmijët tjerë.

Bob, në të kaluarën, nuk e ka ditur se i biri i tij ndihej kaq i ndarë nga shoqëria.

Megjithatë, tani, pas publikimit të shkrimit në rrjetin social ‘Facebook’, njerëzit kanë filluar të vënë kontakt me familjen dhe Bob shpreson që kjo gjë t’i rrisë gjasat e djalit të tij për të krijuar shoqëri.

(Kosova Sot)