Vritet ish-oficeri që ruante Toni Blerin

  • 26 September 2016 - 20:43
Vritet ish-oficeri që ruante Toni Blerin

Një polic britanik në pension humbi jetën, i goditur nga një automjet, vetëm 200 metër larg vijës së finishit në një garë me biçikleta në Francë. Policia po heton vdekjen e ish-policit Ian Bashford, 61 vjeç, pasi një makinë shoqëruese gjatë garës e goditi atë.

Një çiklist amator, ai po ecte me rreth 50 km në orë, në një sprint vetëm pak metër larg finishit në Normandi. Shoferi i automjetit shoqërues të një ekipi tjetër, një 27-vjeçar, u dërgua në spital pas shokut që pësoi, teksa përpiqej të mbante në jetë Bashford.

Ian Bashford ishte një oficer në pension i Policisë Metropolitane, pjesë e punës së të cilit ka qenë mbrojtja e politikanëve të profilit të lartë, përfshirë edhe Toni Blerin.

(Kosova Sot)