Nishani: Ligji i mbetjeve, reagim me shqetësim nga qytetarët

  • 26 September 2016 - 20:51
Nishani: Ligji i mbetjeve, reagim me shqetësim nga qytetarët

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për ligjin e mbetjeve. Kreu i shtetit, deklaroi se ka parë reagimin shqetësues që vjen nga qytetarët dhe ligjin do ta shohë sapo të kthehem në Tiranë me këshilltarët.

“Nuk e kam parë ende në tërësinë e vet ligjin. Por ajo që kam ndeshur këto ditë duke qenë në SHBA, ka qenë një reagim shqetësues që vjen nga qytetarët. Kam takuar qytetar edhe këtu në Amerikë që më kanë pyetur më shqetësim për këtë ligj. Kam ndjekur përmes medias reagimet e qytetarëve në Tiranë. Sensibiliteti i qytetarëve është fondamenti i institucioneve kushtetuese. Në aspektin kushtetuese më duhet ta shoh ligjin kur të kthehem në Tiranë”, deklaroi Nishani.

Këto deklarata presidenti Nishani i bëri gjatë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kur u pyet nëse do ta dekretonte këtë ligj.


(Kosova Sot)