Djali i ish-deputetit të PS shtypi policin 3 ditë pas përfundimit të dënimit

  • 26 September 2016 - 21:01
Djali i ish-deputetit të PS shtypi policin 3 ditë pas përfundimit të dënimit

Vetëm tre ditë pasi kishte përfunduar dënimin dhe pikërisht po në atë vend ku ishte arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, djali ish-deputetit shkaktoi aksidentit tragjik.

Drejtësia i dha atij një shans duke e dënuar me kusht për shkak të faktit se nuk kishte qenë herë tjetër i dënuar më parë dhe se po ndiqte studimet e larta.

Ai kishte tre ditë që kishte përfunduar dënimin me kusht, por ky dënim nuk i shërbeu atij as për të reflektuar dhe as për t’u rehabiliatuar nga alkooli. I riu do dalë para gjykatës për dy vepra penale atë të “shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen”, si dhe “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

(Kosova Sot)