Gjykata supreme i ka shfuqizuar vendimet për rastin „Pjesë tankesh” në të cilën ishte dënuar Buçkovski?

  • 26 September 2016 - 22:02
Gjykata supreme i ka shfuqizuar vendimet për rastin „Pjesë tankesh” në të cilën ishte dënuar Buçkovski?

Këshilli gjykues i Gjykatës supreme e ka pranuar kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm për rastin e quajtur “Pjesë tankesh” dhe pas revizionit të realizuar i ka shfuqizuar vendimet e mëparshme.

Sipas njohurive të Utrinski Vesnik, Gjykata më e lartë i ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës themelore Shkupi 1 të shqiptuara më 1 korrik të vitit 2013 dhe të Gjykatës së Apelit të Shkupit të datës 30 qershor 2104 dhe ka urdhëruar procedura të kthehet në fillim.

Nga Gjykata supreme mbrëmë vetëm kanë vërtetuar se është marrë vendim dhe se ai do të publikohet në momentin kur do të nënshkruhet nga të gjithë gjykatësit.

Nëse Gjykata supreme ka urdhëruar kthim të procedurës, atëherë Gjykata penale e Shkupit do të duhet për herë të tretë të fillojë gjykimin për rastin me pjesët e këmbimit për tanket, përkundër asaj që për këtë lëndë gjykohet tashmë nëntë vite.

(Kosova Sot)