Merkel: Për emigrantët nevojiten marrëveshje të tjera si ajo me Turqinë

  • 26 September 2016 - 23:09
Merkel: Për emigrantët nevojiten marrëveshje të tjera si ajo me Turqinë

Gjatë një samiti në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se Bashkimi Europian duhet të arrijë marrëveshje të tjera si ajo që ka me Turqinë, për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.

Ajo tha se e njëjta rrugë duhet të ndiqet edhe me emigrantët e paligjshëm që hyjnë përmes Tunizisë apo Egjiptit. “Ne i kthejmë prapa emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nga Egjeu dhe në këmbim, ne pranojnë kontingjentet e refugjatëve që hyjnë ligjërisht në Europë, në mënyrë që t’ua bëjmë të qartë se nuk kanë asnjë mundësi nëse vijnë në rrugë ilegale. Këto janë mekanizmat që duhet t’i përdorim edhe me vende si Egjipti, Tunizia, e të tjerë”, tha Merkel.

Ndërkohë marrëveshja e muajit mars mes Bashkimit Europian dhe Turqisë bën të mundur frenimin e emigrantëve ilegalë që i drejtohen Europës, në këmbim të ndihmës financiare dhe premtimit për lëvizjen pa viza.

(Kosova Sot)