Ushtria ruse kërcënon Ukrainën

  • 26 September 2016 - 23:22
Ushtria ruse kërcënon Ukrainën

Ushtria ruse ka shkelur në tokën e Ukrainës, nën pretekstin se do të kryejë veprime ushtarake atje. Moska ka arsyetuar se e ka dërguar ushtrinë pranë kufirit ukrainas, me qëllim që të kryejë stërvitje për trupat e saj. Kievi zyrtar duket se ka ndjerë frikën dhe menjëherë ka dhënë alarmin se ushtria ruse, ka gjasa të hyjë në vend dhe të pushtojë mbarë vendin. Sipas komunikatës së shtetit ukrainas, as NATO-ja nuk do të ishte në gjendje të përballonte ushtrinë ruse, e cila është e vendosur pranë kufijve të Ukrainës.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Pentagoni. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se 40 mijë ushtarë janë në gjendje gatishmërie, përgjatë kufirit, mes shtetit ukrainas dhe atij rus. Rusia ka vendosur në kufi me Ukrainën tanke, aeroplanë ushtarakë dhe të tjera mjete të rrezikshme, gjithnjë me pretendimin se po kryen stërvitje, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Aleanca Veri-Atlantike ka komunikuar se ndjen “frikën” se në kufijtë ekstremë të Evropës, mund të shpërthejë një luftë e re.

(Kosova Sot)