Sondazhi: Ja kush është fituesi i debatit presidencial Clinton-Trump

  • 27 September 2016 - 09:47
Sondazhi: Ja kush është fituesi i debatit presidencial Clinton-Trump

Për muaj të tërë, ekspertët kanë thënë se gara presidenciale e SHBA është shumë e ashpër dhe  me një diferencë të vogël por pas debatit të parë televiziv, një kandidat ka dalë një fitimtar në mënyrë të qartë tashmë.

Hillary Clinton ka kryesuar sondazhin e parë të madh të anketimit mbi ‘përgjigjet e politikanëve amerikanëve gjatë përplasjes ballë për ballë”.

Një sondazh për CNN ka zbuluar se 62 për qind e shikuesve mendojne se fituesja e  debatit ishte Clinton, në krahasim me vetëm 27 për qind të cilët mendojnë të njëjtën gjë për Donald Trump.

Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën në debatin e parë presidencial. Kandidatja demokrate dhe ai republikan shfrytëzuan 90 minuta për të paraqitur platformat e tyre para një audience televizive prej 100 milionë vetash. Debati i parë, nga tre gjithsej, u ngrit mbi tre shtylla kryesore: drejtimi i vendit, mirëqenia dhe siguria e SHBA-ve.

(Kosova Sot)