Trump nxehet me moderatorin e debatit, nuk e përshëndet kur largohet (Foto/Video)

  • 27 September 2016 - 10:24
Trump nxehet me moderatorin e debatit, nuk e përshëndet kur largohet (Foto/Video)

Clinton dhe Donald Trump u përballen për herë të parë në skenën e debatit të hënën në mbrëmje, në momentin më të madh e më të jashtëzakonshëm të garës presidenciale të 2016-ës. Me sondazhet kombëtare që tregonin një diferencë të ngushtë vetëm gjashtë javë nga dita e zgjedhjeve.

Për Clinton, një debatuese veterane, një nga sfidat më të mëdha ishe të provokonte Trumpin dhe por të mos provokohet prej tij. Dhe për Trump, debati i tij i parë paraqiti një test serioz të aftësisë së tij për të qëndruar gjakftohtë.

Por mesa duket kandidati republikan dështoi, të paktën në këtë aspekt. Pas përfundimit të debatit ndërkohë që largohej nga skena Trump injoroi me mosmirënjohje moderatorin Holt. Kandidatja Clinton, u afrua për ta përshëndetur në shenj respekti por Trump, e la moderatorin e “NBC News: me dorën zgjatur, duke e injorurar.

Menjëherë pas debatit, Trump, hyri në rrjetin social Twitter, duke e kritikuar moderatorin Lester Holt.

Screenshot_1

 

 

(Kosova Sot)