Azem Syla dërgohet në burgun e Dyzit

  • 27 September 2016 - 10:26
Azem Syla dërgohet në burgun e Dyzit

Ish-deputeti i Kuvendit, Azem Syla, është dërguar mbrëmë në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi, përmes një postimi në “Facebook”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Pasi që janë kryer një pjesë e këtyre kontrollimeve mjekësore ai dje është transferuar nga QKUK në Burgun e Sigurisë së Lartë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Z.AZEM SYLA TRANSFEROHET NGA QKUK NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË

Para se të caktohet masa e paraburgimit ( 23.09.2016) z.Azem Syla ka pasur të caktuara kontrollime mjekësore në QKUK ku ai ka qëndruar i shtrirë për disa ditë.

Pasi që janë kryer një pjesë e këtyre kontrollimeve mjekësore ai dje është transferuar nga QKUK në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai nesër më 28.09.2016 do të marrë pjesë në seancen gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, ashtu siç ka marrur pjesë në seancat e deritanishme të Hetuesisë së veçantë.

(Kosova Sot)