Hodges: FSK-së i duhet mbështetja e parlamentit për transformim

  • 27 September 2016 - 12:24
Hodges: FSK-së i duhet mbështetja e parlamentit për transformim

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, Gjenerallejtënant Ben Hodges gjatë ditës së sotme ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët për media me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Hodges ka deklaruar që ndihet optimist për të ardhmen e Kosovës, nga ajo se çfarë ka parë tek FSK-ja.

“Në Amerikë, ushtria është institucioni që bën bashkë njerëzit dhe ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të talentit të tyre dhe besoj që FSK-ja mund të ofroj të njëjtën gjë nën udhëheqjen e Komandantit Rama. Ajo çka kam parë këtu është mbresëlënëse”, ka deklaruar Hodges.

Sa i përket pjesëmarrjes së FSK-së në operacione internacionale, Hodgens u shpreh i kënaqur me operacionin e kërkim-shpëtimit të zhvilluar në Shqipëri, ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes së akterëve politik në vend, veçanërisht të parlamentit, në transformimin e FSK-së.

Ndërsa, gjenerallejtënant Rrahman Rama, deklaroi që Hodgens ka rikonfirmuar mbështetjen e Amerikës për Kosovën, njëkohësisht falënderoi stafin e tij de ambasadën për mbështetjen e deritanishme.

(Kosova Sot)