Anulohet seanca gjyqësore kundër gazetarit Bozhinovski

  • 27 September 2016 - 13:16
Anulohet seanca gjyqësore kundër gazetarit Bozhinovski

Për herë të dytë është shtyrë fillimi i procesit gjyqësor kundër gazetarit Zoran Bozhinovski. Për shkak të mungesës së gjyqtares që merret me lëndën, gjykimi u shty për më 19 tetor, ndërsa Bozhinovski sot nuk u soll në gjykatë. Gjykata ka vendosur të mos e sjellë, pasi seanca do të shtyhej dhe me mosardhjen e tij do të zvogëlohen shpenzimet.

Ndryshe gjykatësja Sandra Kërstiq të cilës i është dhënë lënda, për arsye familjare ka kërkuar të risistemohet në një departament tjetër.

Ndërkaq avokati i Bozhinovskit konfirmoi se ai është në grevë urie. Ai refuzon ushqim dhe ujë dhe është me infuzione. Ndërsa akoma nuk kanë qasje në dëshmitë, sepse Gjykata e Apelit nuk ua ka dhënë atyre. Paraburgimi i Bozhinovskit përfundon më 17 tetor, pas çka avokatët do të kërkojnë që të mbrohet në liri.

"Nga gjykata sot dhe ju dëgjuat në sallën e gjyqit se Bozhinovski është në grevë urie dhe nuk pranon të ushqehet. Ky është shkaku i humbjes së peshës së tij, por jo aq sa spekulohej në publik. Gjykatësi tha se ai kishte humbur peshë për 3-4 kg. Ka pranuar infuzion me rekomandim mjekësor disa herë në javë”, tha Mile Petkovski, avokat.

(Kosova Sot)