Kryeprokurori Llalla nuk komenton kërcënimin

  • 27 September 2016 - 13:35
Kryeprokurori Llalla nuk komenton kërcënimin

Gjatë një vizite në Korçë, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve lidhur me kërcënimin ndaj tij dhe familjes tij.

“Nuk kam asnjë koment për këtë ngjarje, jam këtu për një vizitë zyrtare”, ka deklaruar kreu i organit të akuzës, pas një takimi me homologun maqedonas.

Kryeprokurori Llalla në Korçë, zhvilloi dhe një vizitë në prokurorinë e rrethit. 

(Kosova Sot)