Graçanicë: Gjendet trupi i foshnjës dymuajshe në pus

  • 27 September 2016 - 13:39
Graçanicë: Gjendet trupi i foshnjës dymuajshe në pus

Trupi i një foshnje dymuajshe është gjetur mëngjesin e  sotëm në pusin që ndodhet në shtëpinë e prindërve të fëmijës të cilët e kishin raportuar zhdukjen.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë Bratislav Trakjoviq ka thënë për  RTV Kim se prindërtit e kanë njoftuar policinë për humbjen e fëmijës mëngjesin e sotëm.

Pak kohë më vonë forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë, i cili më pas është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot)