Konfiskohen 35 kilogramë substancë e dyshuar narkotike

  • 27 September 2016 - 15:04
Konfiskohen 35 kilogramë substancë e dyshuar narkotike

Polcia e Kosovës  ka njoftuar se ka konfuiskuar 35 kilogramë substancë e dyshuar narkotike në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

“Konfiskohen 35 kilogramë substancë e dyshuar narkotike dhe arrestohet  një  person i  dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  në vazhdën e parandalimit,  hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, me datë 26.09.2016, ka përgatitur  dhe realizuar një Plan Operativo-taktik i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

Gjatë realizimit të këtij plani në një Pikë Kontrolli të Automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor. Policia menjëher ndermerr veprimet e nevojshme operacionale dhe arrin ta ndalon veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës,  ku gjatë kontrollit  gjen dy çanta të mëdha me 35 kg  substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë.

Për rastin është njoftuar  prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, i dyshuari mashkull K/Shqiptar: viti i lindjes (1990) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar lënda: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 i kodit penal të RKS-së,thuhet në komunikatën e policisë.

 

(Kosova Sot)