Oficeri i policisë shpëton burrin nga dy pitbullët (Foto)

  • 27 September 2016 - 15:08
Oficeri i policisë shpëton burrin nga dy pitbullët (Foto)

Një oficer policie i Oklahomës, i ka shpëtuar një burrë nga dy pitbullë “të egër”, pasi e ngjiti atë sipër kofanos së makinës së patrullimit.

“Daily Mail” shkruan se ai është Barret Storm, i cili po shkonte në punë kur papritur pa një burrë që vraponte e bërtiste teksa qentë e ndiqnin pranë një shkolle fillore.

Menjëherë polici e më pas parkoi automjetin e tij për ta ndihmuar. Storm është shprehur se, “ata janë agresivë, po vinin drejt nesh dhe po lehnin. Po mendoja gjatë gjithë kohës se si të mbroja djalin”.

Kështu Barret vazhdoi të godiste makinën me shkopin e policisë për t’i tërhequr vëmendje kafshëve derisa atyre iu kthye kontrolli, dhe u qetësuan.

“Vendosa që të mos përdorja armën për të qëlluar qentë sepse ishte ora rreth 3 e pasdites dhe kishte nxënës në shkollë”, ka bërë të ditur oficeri i policisë.

(Kosova Sot)