OBSH-ja jep shifra alarmante për cilësinë e ajrit

  • 27 September 2016 - 15:14
OBSH-ja jep shifra alarmante për cilësinë e ajrit

Pothuajse e gjithë popullsia e botës jeton në mjedis të ndotur. Ky është përfundimi i një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit.  92 % e popullsisë së botës jeton në zona ku ndotja atmosferike e kalon limitin e përcaktuar nga OBSH-ja.

Janë 3 milionë në vit personat që vdesin për shkaqe që lidhen me ndotjen atmosferike. Megjithatë, edhe brenda mureve të ndërtesave ku jetojmë dhe punojmë, cilësia e ajrit nuk është më e mirë. Në vitin 2012, OBSH-ja përllogarit se kanë qenë 6.5 milionë personat që kanë vdekur për shkaqe që lidhen me ndotjen atmosferike apo atë brenda mureve.

Rreth 90 % e personave që vdesin për shkaqe që lidhen me ndotjen e mjedisit janë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dy të tretat janë njerëz nga juglindja e Azisë apo Paqësori perëndimor.

(Kosova Sot)