Debatohet për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

  • 27 September 2016 - 17:29
Debatohet për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti sot dëgjimin publik, lidhur me projektligjin për mbrojtjen e Fëmijëve, njofton kumtesa zyrtare, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Takimi është kryesuar nga deputetja, Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut... , e cila e hapi diskutimin për të evidentuar mendimet e grupeve te interesit më qëllim të kompletimit sa më të mirë të këtij projektligji.

Në këtë debat, të pranishmit kryesisht janë orientuar tek krijimi i një buxheti të veçantë për implementimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

(Kosova Sot)