Zbardhet propozimi i ministrit Tahiri, ja rastet kur aksidentet rrugore do të quhen vrasje!

  • 27 September 2016 - 17:35
Zbardhet propozimi i ministrit Tahiri, ja rastet kur aksidentet rrugore do të quhen vrasje!

Një ditë pas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të klasifikuar aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e qytetarëve si “vrasje rrugore”, në media janë zbardhur amendimet e para që pritet të propozohen për ndryshimet në Kodin Penal.

TVSH raporton se deri më tani janë 4 propozime se kur aksidenti do të quhet "vrasje rrugore".

Vrasje rrugore do të klasifikohet kur në aksident është verifikuar:

-Përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave narkotike

-Shpejtësi tej normave të lejuara në qendër të banuar

-Aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq

-Aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar

Rastet e tjera qe nuk përfshihen në këto kategori do të cilësohen thjesht aksidente me pasojë vdekjen sikundër janë gjykuar deri më tani, raporton Televizioni shqiptar.

Burime të Policisë së Shtetit i kanë thënë TVSH se ndryshimet për nenet 290 dhe 291 në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimit për aksidentet rrugore janë propozuar nga ekspertët që në muajin prill të këtij viti.

(Kosova Sot)