Shala: PDK e LDK nuk i besojnë njëra tjetrës. Vendi pashmangshëm drejt zgjedhjeve

  • 27 September 2016 - 18:32
Shala: PDK e LDK nuk i besojnë njëra tjetrës. Vendi pashmangshëm drejt zgjedhjeve

Zgjedhjet e parakohshme nuk po i kërkojnë vetëm partitë opozitare, por edhe të gjithë qytetarët e vendit. Kjo për shkak se vendi është në bllokade dhe kjo Qeveri është e paafte për t’i çuar proceset përpara”, kështu është shprehur deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Ky i fundit thotë se me Isa Mustafën ,kryeministër nuk do të ketë zhvillim të vendit. Deputeti i Nismës thotë se PDK dhe LDK nuk i besojnë njëra tjetrës, prandaj zgjedhjet sipas tij, janë të pashmangshme.

E sa i përket një takimi të mundshëm mes liderëve për çështjen e demarkacionit,  ai thotë se tani për tani nuk kanë marrë ftesë.

“Qeveria është jo serioze sepse në moment qe përmendet një çështje madhore ajo do të duhej ta dërgoj ftesën dhe të shohim përmbajtjen e saj. Ne si parti nuk kemi ftesë nga kryeministri për një takim të mundshëm”, ka thënë Shala në emisionin Fakt Shala, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së ka folur edhe për gjendjen e sigurisë, e cila thotë se nuk është e mirë. Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme në raportim do të jetë drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.

(Kosova Sot)