"Bomba" tjetër e Artan Hoxhës: Një deputet i Komisionit të Sigurisë është takuar fshehurazi në burg me Dritan Dajtin

  • 27 September 2016 - 18:48

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për kërcënimin e Kryeprokurorit të Republikës, Adriatik Llalla për të cilin tha se nuk është në nivelin e kërcënimeve të prokurorëve të mëparshëm.

Hoxha tha se Kryeprokurori duhet të kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet kushtetuese në vend dhe të mos shmangte procedurat që parashikon ligji.

Ndërkohë Hoxha ka deklaruar gjithashtu se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar dje një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, 4 prej viktimave policë. Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj.

Deputeti në fjalë ka deklaruar se do të takonte ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, i cili u arrestua për korrupsion.

(Kosova Sot)