Gashi: Në Kosovë nuk po luftohet krimi i organizuar në profile të larta

  • 27 September 2016 - 18:52
Gashi: Në Kosovë nuk po luftohet krimi i organizuar në profile të larta

Avokati Tomë Gashi mendon se ka raste të tilla, e siç tha posaçërisht kohëve të fundit kur hetimet janë zhvilluar për shumë zyrtarë të nivelit komunal dhe që janë bërë publike, duke përmendur këtu edhe të tilla, siç tha p.sh në rastin e 39 të akuzuarve që janë në territorin e Gjilanit, ku është përfshirë edhe ishkryetari i Gjilanit dhe po ashtu kohë më parë është bërë publike edhe një aktakuzë kundër kryetarit të tanishëm të Gjilanit, Lufti Haziri.

"Më pastaj janë edhe një mori akuzash që po bëhen publike dhe me këtë po dëshirohet të formohet tek opinioni ajo se po bëhet një luftë e ashpër kundër krimit të organizuar, por që në realitet kjo luftë nuk është aq e ashpër sa do të duhej të ishte për shkak se prokuroria për raste të profilit të lartë thuajse ato i ka lënë në gjysmëheshtje", ka deklaruar avokati Tomë Gashi për gazetën "Kosova Sot".