Gruaja me stomak të paralizuar ushqehet nga tubi 24 orë në ditë

  • 27 September 2016 - 18:57
Gruaja me stomak të paralizuar ushqehet nga tubi 24 orë në ditë

“Ndonëse kam çka të ha, më duhet të mbes e uritur” , shprehet 35-vjeçarja, e cila shpreson që të paktën të mund ta kontrollojë vjelljen dhe të përzierat në bark,transmeton Gazeta Kosova Sot.

E, si mos të heq dorë nga jeta normale kur sistemi i saj tretës është i paralizuar dhe shoqëruesi i saj është një tub dy metra i gjatë, që ia dërgon lëndët ushqyese nëpërmjet vrimës së majtë të hundës. Megjithatë, 35-vjeçarja po shpreson që ajo të paktën të mund ta kontrollojë vjelljen dhe të përzierat në bark, në mënyrë që të paktën të ketë mundësi ta jetojë një jetë “gjysmë-normale”.

 “Trupi mundohet t’i nxjerrë jashtë të gjithë toksikët”

Ushqimi i patretur qëndron deri sa të kalbet në stomakun e saj dhe ngrënia e një pjese të vogël të bukës i shkakton të vjella për një javë, derisa trupi të nxjerrë jashtë çdo copë të mbetur të ushqimit. Ish-menaxherja e biznesit, që dikur ka pasur ambicie të mëdha për jetën, ka treguar se si trupi i saj e detyron të mbetet shumë e uritur. “Pak a shumë jam e paralizuar nga ezofagu, nëpër lukth deri tek zorrët. Është sikur qëllimisht mbetesh e uritur kur ke një hamburger para sysh dhe nuk guxon ta hash. Për shembull, nëse ha një copë të vogël buke, vjelli për gjashtë-shtatë ditë rresht, derisa ta kem nxjerrë çdo copë të mbetur. Trupi mundohet t’i nxjerrë jashtë të gjithë toksikët”, ka thënë ajo.

 Sëmundja shkaktohet si pasojë e një dëmtimi të nervave të tretjes

Sëmundja e ka lënë zonjën Walker-Caunt pa jetë sociale dhe ajo tani e kalon shumicën e kohës duke u brengosur për episodet e tmerrshme të vjelljes, që vijnë pa paralajmërim. Ajo tani ka mbetur e detyruar të ushqehet nëpërmjet një tubi, që kalon nga vrima e hundës së saj deri në zorrë. “Ushqehem drejtpërsëdrejti në zorrë. Kam një tub pothuajse dy metra të gjatë në trupin tim. Jetoj me një makinë që më ushqen 24 orë në ditë. Kjo gjë bën që të mbetesh e kufizuar nga jeta sociale dhe çdo gjë tjetër. Kam kërkuar për njerëz që mund ta kenë të njëjtën sëmundje, mirëpo nuk kam gjetur gjë. Ka shumë pak të tillë në Australi”. Sëmundja shkaktohet si pasojë e një dëmtimi të nervave të tretjes, që shkojnë nga truri në lukth. Doktorët në fillim kishin dështuar t’i vërenin simptomat e para të sëmundjes, që janë shfaqur pesë vjet më parë dhe si rrjedhojë ajo ka qenë e detyruar të jetojë në vuajtje, pa ilaçe, për një kohë të gjatë. Tani ajo thotë që ilaçet e ndihmojnë që të ballafaqohet sadopak më lehtë me sëmundjen. 

(Kosova Sot)