Komuna "dëgjon" qytetarët, por projektet i dërgon ku do vet

  • 27 September 2016 - 19:08
Komuna

Nikqi: Muhaxheri e shpalli "Bore-n" projekt kryesor, kurse nuk ndau asnjë cent.

Avdi Shkreli, nga Lëvizja "Vetëvendosje", thotë se këto projekte të planifikuara nuk janë gjithherë prioritet për qytetarët e komunës së Pejës. "Për këtë ishte dashur që projektet e planifikuara për t'u realizuar me buxhetin e vitit 2017 të jenë gjithherë prioritet që del nga kërkesat e qytetarëve", ka thënë Shkreli, raporta Gazeta Kosova Sot 

Shqyrtimi i buxhetit për periudhën 2017-2019 edhe një herë ka nxehur gjakrat në Kuvendin Komunal të Pejës. Në seancën e rregullt të zhvilluar dje, këshilltarët e opozitës dhe pozitës janë grindur për buxhetin e vitit vijues 2017, gjegjë- sisht lidhur me projektet kapitale që pritet të realizohen nga buxheti komunal. Sipas buxhetit, janë mbi gjashtë milionë euro që pritet të investohen në projekte kapitale gjatë vitit të ardhshëm, por opozita ka pasur vërejtje rreth orientimit të tyre. Sipas këshilltarëve të opozitës, me këtë projekt-buxhet nuk i është dhënë përparësi projekteve që janë me interes më të madh për qytetarët. 

U anashkaluan kërkesat e qytetarëve Blerim Nikqi, shef i Grupit të këshilltarëve të partisë më të madhe opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), thotë se derisa kryetari i Komunës, Gamend Muhaxheri e cilëson projektin "Borea" si projektin më të madh që ka për të filluar, në buxhetin komunal për vitin 20117 nuk ka paraparë asnjë cent për të njëjtin projekt. Edhe Avdi Shkreli, nga Lëvizja "Vetëvendosje", thotë se këto projektetë planifikuara nuk janë gjithherë prioritet për qytetarët e Komunës së Pejës. "Për këtë ishte dashur që projektet e planifikuara për t'u realizuar me buxhetin e vitit 2017 të jenë gjithherë prioritet që del nga kërkesat e qytetarëve", ka thënë Shkreli. Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se shpërndarja e buxhetit për vitin 2017 është gjithëpërfshirës dhe është hartuar konform kërkesave të dala nga tubimet e mbajtura me qytetarë në të gjitha Bashkësitë Territoriale të Komunës së Pejës, të cilat janë mbajt gjatë këtij viti. "Me këtë buxhet brenda mundësive buxhetore që kemi, janë përfshirë prioritetet e dala nga kërkesat e qytetarëve", ka thënë Muhaxheri. Ndryshe ky projekt-buxhet u miratua me 22 vota për, nga 35 këshilltarë sa ka Kuvendi Komunal.

Mbledhin pak, shpenzojnë shumë Po ashtu, përplasje ka pasur edhe për Raportin e të hyrave e shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar - qershor 2016. Edhe pse raporti kishte vetëm karakter informativ, opozita ka kritikuar pozitën për një menaxhim të keq të buxhetit. Sipas opozitës, gjatë kësaj periudhe ka rritje të disa shpenzimeve, në veçanti atyre për mallra dhe shërbime, pastaj shpenzimet e naftës dhe derivateve. Kritika ka pasur edhe për numrin e madh të të punësuarve me kontratë mbi vepër në administratën komunale. Sipas opozitës, krejt kjo është shoqëruar me shkelje ligjore. Nazmi Krasniqi (AAK) ka thënë se rritja e shpenzimeve për mallra dhe shërbime, pastaj mos përmbushja e planifikimeve për të hyra buxhetore në disa drejtori komunale, flet për mosplanifikim real për të hyrat në këto dikastere. "Po ashtu kjo flet për mospunën e tyre, ngase shumica e tyre nuk kanë përmbushur as për së afërmi planifikimet e bëra", ka thënë Krasniqi.

Shkollat do të bëhen me kuti të ankesave Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal, këshilltarët kanë bërë miratimin e Rregullores për hapjen e kutive të ankesave në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta, pas procedurës së diskutimit publik. Kjo rregullore do të mundësoj në të ardhmen që edhe nxënësit të thonë fjalën e tyre për mësimdhënësit, që të denoncohen rastet e shkeljeve të ndryshme nëpër shkolla. Në seancën e djeshme është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal në Pejës për vitin 2017. Po ashtu, këshilltarët komunalë kanë aprovuar Draft-Planin e Veprimit për Transparencë në Komunën e Pejës. Ata po ashtu kanë dhënë për diskutim publik, draft-rregulloren për tatimin në pronë, si dhe kanë aprovuar Planin e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Pejës për 2016-2020. 

(Kosova Sot)