Lu me studentët: T'i jepet fund politikës konfliktuale

  • 27 September 2016 - 19:46
Lu me studentët: T'i jepet fund politikës konfliktuale

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka qenë i pranishëm në një aktivitet me studentët, ku tha se ata janë shpresa e ndryshimit. Ai theksoi se të rinjtë mund të sjellin ndryshimin, për t’i dhënë fund politikës konfliktuale. "Unë takoj gjithmonë njerëz, që thonë se të rinjtë shqiptarë e kanë mendjen vetëm të ikin nga vendi dhe nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri. Mendoj se kjo gjë duhet ndryshuar. Të rinjtë në vend janë shpresa e madhe e ndryshimit. Unë e di se të rinjtë këtu janë të paduruar për të pritur ndryshime menjëherë, por se vendi ndryshon ngadalë, me përpjekje dhe me mundime. Ne si SHBA, kemi vënë re se këtu ka shumë inate politike. Ju, të rinjtë duhet ta ndryshoni këtë gjë, duke bërë që në vend të ketë dialog dhe jo zënka. Për këtë arsye, unë kam shpresë dhe besim se gjërat kanë për të ndryshuar për mirë edhe për Shqipërinë. Ftoj të rinjtë, që ata të mos e humbin besimin se vendi i tyre mund të bëhet një ditë”, tha Lu gjatë fjalës së tij.

Ambasadori nënvizoi se SHBA-të janë të gatshme të investojnë te shqiptarët, që vendi i tyre një ditë të jetë më mirë. “ne jemi duke parë se në Shqipëri, disa gjëra kanë ndryshuar. Këtu të rinjtë po stërviten, dalin futbollistë dhe përfaqësojnë kombin shqiptar në Kampionatin Europian të futbollit. Besoj se kjo gjë mund dhe do të ndodhë edhe me politikbërjen. Të rinjtë do të dinë të ruajnë qetësinë dhe të sjellin atë ndryshim, të cilin e presim të gjithë”, ka thënë Donald Lu.

(Kosova Sot)