Policia jep detaje për personin që ra nga kati i 6-të në lagjen ‘Mati 1’

  • 27 September 2016 - 19:57
Policia jep detaje për personin që ra nga kati i 6-të në lagjen ‘Mati 1’

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se ende nuk dihen shkaqet e sakta për një person që ra sot nga kati i pestë nga banesat në lagjen Mati 1 në Prishtinë

“Informata që kemi është se ai ka rënë nga kati i gjashtë nga banesat në lagjen Mati 1 në rrugën ‘Enver Maloku’, por ende nuk dihen shkaqet”, ka deklaruar Ahmeti 

Ajo shtoi se personi me gjasë ka qenë duke punuar, por nuk dihet nëse e ka shtyrë dikush apo ka ndodhur aksidentalisht. Ahmeti ka pohuar se nuk ka ndonjë të dyshuar apo arrestuar për këtë rast.

(Kosova Sot)