Shpërthen laboratori i drogës, vritet shefi i zjarrfikësve në Bronks

  • 27 September 2016 - 21:23
Shpërthen laboratori i drogës, vritet shefi i zjarrfikësve në Bronks

Zyrtarë të qytetit të Nju-Jorkut kanë konfirmuar se një shefi batalioni i zjarrfikësve ka mbetur i vrarë dhe 12 vetë janë lënduar kur një shtëpi në Bronks u hodh në erë, të martën në mëngjes. Humbi jetën Michael Fahy, baba i tre fëmijëve, i goditur në kokë, nga gërmadha të hedhura nga shpërthimi.

Veteran prej 17 vjetësh në Departamentin e Zjarrfikësve të Nju-Jorkut, ai iu përgjigj thirrjes se nga shtëpia se, po çlirohej gaz i rrezikshëm. Zjarrfikësit e kuptuan se kishin zbuluar një laborator droge dhe filluan evakuimin e fqinjëve nga zona përreth, kur shtëpia papritmas u hodh në erë.

“Illyria” bëri të ditur se, mes të plagosurve pati edhe policë e punonjës të “Con Ed”, kompanisë që kryen furnizimin me gaz në qytet. Policia po heton vendin e krimit.

(Kosova Sot)