Kosovari i kthyer nga Siria rrëfen përvojën e tij (Video)

  • 27 September 2016 - 22:12
Kosovari i kthyer nga Siria rrëfen përvojën e tij (Video)

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri.

Ata i janë bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje. 

Njëri prej të kthyerve është rrëfyer për Zërin e Amerikës. Për arsye sigurie, intervista është zhvilluar në një mjedis të errët dhe i intervistuari nuk prezantohet me emrin e vërtetë.

(Kosova Sot)