Bilalli: Manipulimet me njësitë zgjedhore nuk do të kalojnë te ndërkombëtarët

  • 27 September 2016 - 23:00
Bilalli: Manipulimet me njësitë zgjedhore nuk do të kalojnë te ndërkombëtarët

Sipas profesorit universitar, Mersel Bilalli, dallimi i madh mes njësive zgjedhore është në kundërshtim me Kodin zgjedhor dhe mund të jetë alibia më e qëndrueshme për të pezulluar datën e zgjedhjeve. Por, sipas tij, një tentim i tillë nuk do të kalojë te faktori ndërkombëtar.

“Jam i bindur se kalkulimet partiake të partive që janë në pushtet nuk janë shumë optimistë për ato dhe me siguri që ata gjejnë variante apo alibi për shtyrjen e zgjedhjeve dhe një ndër variantet që mund të ketë “logjikë” më të përmbajtur është çështja e diferencës apo dallimeve të mëdha mes njësive zgjedhore që ndeshet drejtpërdrejtë me Kodin Zgjedhor, i cili parasheh +5%, -5%. Unë mendoj se mund të jetë kjo një alibi për shtyrjen e zgjedhjeve, por që bashkësia ndërkombëtare, nuk jam i sigurt se, këtë punë do ta gëlltisë lehtë”, ka deklaruar profesori universitar, Mersel Bilalli.

(Kosova Sot)