Heshtje e frikshme për padinë 390-milionëshe

  • 28 September 2016 - 07:35
Heshtje e frikshme për padinë 390-milionëshe

NGA KUSH PO FRIKËSOHET MINISTRI BLERAND STAVILECI TË FLASË SE KU QËNDRON BAZA E PADISË SË AXOS-IT

Kelmendi: "Askush nuk do të marrë asnjëherë asnjë përgjigje konkrete nga Blerand Stavileci për rastin e AXOS-it, sepse kemi të bëjmë me një organizim kriminal...''

"Qytetarët e Kosovës po i paguajnë shtrenjtë dallaveret dhe gabimet e Qeverisë nga e kaluara. Një mafi politike, e cila e ka 'qeverisur' Kosovën për shumë vjet, po i shkakton dëme të mëdha Kosovës edhe sot. Të gjitha këto nuk mund të kalojnë në heshtje dhe pa asnjë përgjegjësi. Kuvendi i Kosovës duhet të merret seriozisht me këtë çështje", tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për "Kosova Sot''.


Në seancën e kaluar të Kuvendit, deputetja e pavarur, Margarita Kadriu, e ka ngritur çështjen shumë serioze të rrezikut të ndëshkimit të Kosovës me rreth 400 milionë euro nga arbitrazhi ndërkombëtar, pasi që kompania AXOS ka ngritur padinë, për shkak të tenderit të dështuar të privatizimit të PTK-së. Kadriu, përmes pyetjes parlamentare, adresuar ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka kërkuar që ai të sqarojë për opinionin publik se a e ka analizuar se kush në Ministrinë që ai e udhëheq ka qenë përgjegjës për rrezikun e humbjes edhe të gati 400 milionë eurove të tatimpaguesve të Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë në punën e Qeverisë, ministrisë respektive. "Qytetarët e Kosovës, por edhe të zgjedhurit e popullit, deputetët, mbeten akoma pa përgjigje se çka tash, nëse Kosova e humb kontestin si në rastin e tenderit të pasaportave dhe detyrohet të paguajë edhe 390 milionë euro, një shumë sa një e katërta e buxhetit të shtetit. Ministri duhet të tregojë se kush është personi përgjegjës juridikisht për këtë dhe ku qëndron baza e padisë së AXOSit dhe kë e kanë angazhuar për mbrojtje, si dhe sa para e kanë kontraktuar...? ", ka thënë deputetja Kadriu, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mirëpo, ministri Stavileci, sikur që nuk është përgjigjur në pyetjen e deputetes Kadriu, nuk është përgjigjur as në pyetjet e mëvonshme që gazeta "Kosova Sot" ia ka dërguar ministrisë përmes postës elektronike. Tani me të drejtë shtrohet pyetja pse kaq shumë po frikë- sohet ministri Stavileci të tregojë se çka po zihet prapa kuintave dhe a flet edhe kjo se me të vërtetë qytetarëve të Kosovës po u kanoset rreziku që afro 400 milionë euro përmes AXOS-it t`ua marrë mafio-politika e lidhur me biznesin në Kosovë?...(Më gjërësisht mund të lexoni në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)