Ndërron jetë ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres

  • 28 September 2016 - 09:45
Ndërron jetë ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres

Ka vdekur Shimon Peres, lideri i pakontestuar dhe një nga arkitektët e paqes në Izrael. 

Peres ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit në Tel Aviv në moshën 93 vjeçare. Përndryshe gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peresit ishtë përkeqësuar në mënyrë dramatike dje.

“Mjekët kanë frikë se organet vitale të 93-vjeçarit rrezikojnë të mos funksionojnë më”, ka raportuar “The Jerusalem Post”.

Një zëdhënës i ish-presidentit, Peres ka njoftuar për vdekjen e Peres.

Zyra e fituesit të Çmimit Nobel ka vërtetuar raportimet për vdekjen e Peres.

Ish-presidenti ishte dërguar në klinikën pranë Tel Avivit më 13 shtator, kur ai u ankua për një dhimbje koke pas një fjalimi njëorësh.

Në spital, ai pësoi një goditje në anën e djathtë të trurit të tij dhe sot ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot)