Hoxha si Kurti: Po habiteni a? - Do të ketë luftë!

  • 28 September 2016 - 10:13
Hoxha si Kurti: Po habiteni a? - Do të ketë luftë!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka rikujtuar deklaratën e ish-liderit, Albin Kurti, lidhur me luftën e mundshme në Ballkan. Hoxha nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka përmendur disa prej krizave që po ndodhin nëpër botë, me theks të veçantë, Evropën.

“Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman”, ka shkruar ai.

Hoxha ka thënë se edhe Republika Srpska po organizon referendum kundër vendimit te Gjykates Kushtetuese, përkundër presionit te theksuar SHBA-BE....

Postimi i plotë:

Turqia po rreshqet drejt ndikimit te shtuar rus...

Rusia ka okupuar gjysmen e Ukraines dhe Krimene, prej ku e rrezikon drejtperdrejte Stambollin...

Britania e Madhe po del nga BE-ja permes nje fushate te extremit te djatht....

E djathta ekstreme po rrezikon ta merr Gjermanine, Francen dhe Austrine....

Hungaria po nderton fortifikate......

Perspektiva e integrimit per Ballkanin Perendimor ne BE eshte ndalur per nje kohe te gjate, ndersa perfshirja amerikane eshte me e ulta qe nga perfundimi i luftes se ftohte....

Kroacia dhe Serbia po intensifikojne garen e armatimit....

Republika Srpska po organizon referendum kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, perkunder presionit te theksuar SHBA-BE....

Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman!

(Kosova Sot)