Obama: Peres ka ndryshuar kursin e historisë njerëzore

  • 28 September 2016 - 10:16
Obama: Peres ka ndryshuar kursin e historisë njerëzore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një deklarate për media ka shprehur “dhimbjen të thellë personale” për vdekjen e ish-presidentit Shimon Peres.

Ndërkaq, presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se Peres ka qenë një prej pak njerëzve “që ka ndërruar kursin e historisë njerëzore jo vetëm përmes rolit të tij në ngjarjet humane por edhe përmes zgjerimit të imagjinatës sonë morale”.

Edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka vlerësuar punën e Peres për përmirësimin e marrëdhëneve në mes të Gjermanisë dhe Izraelit pas Luftës së Dytë Botërore.

“Me dëshirën e tij të palëkundër për ta bashkuar të kalurën dhe të ardhmen, Shimon Peres iu dedikua miqësisë unike në mes të Izraelit dhe Gjermanisë”, ka thënë Steinmeier përmes një deklarate.

Peres ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare pas një sulmi.

(Kosova Sot)