Akuza të reja ndaj katër zyrtarëve për shpërdorim detyre në Maqedoni

  • 28 September 2016 - 11:49
Akuza të reja ndaj katër zyrtarëve për shpërdorim detyre në Maqedoni

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka ngritur edhe një padi të re ndaj zyrtarëve nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për keqpërdorim financiar akuzohen tre drejtues të Agjencisë për siguri dhe Kundërzbulim dhe një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët gjatë procedurave të blerjes së disa pajisjeve nga Britania e Madhe ka përvetësuar mbi 860 mijë euro.

“Në vend që pajisjet të blihen direkt nga Britania e Maqedoni, ku kanë qenë më të lira, personat e akuzuar këtë e kanë bërë përmes një kompanie tjetër “Finzi” drejtues i së cilës një kohë ishte një familjar i të akuzuarit të tretë, e cila pajisjen e kishte blerë para se të shpallet tenderi nga Ministria e Punëve të Brendshme.Pasi janë marrë vesh, dy të akuzuarit e parë kanë kërkuar nga dëshmitari i punësuar në MPB që të blej pajisjen nga Britania e Madhe e cila më pas i është stërshitur sektorit të brendshëm ndërsa kontrata tjetër ka të bëj edhe me mirëmbajtjen e tyre me një çmim që po ashtu dëmonte buxhetin e shtetit”, ka deklaruar prokurorja speciale, Fatime Fetai.

Rasti i sotëm i titulluar si “thesari” është i gjashtë i ngritur nga Prokuroria Speciale që nga paraqitjen e aferës së përgjimeve në shkurt të vitit të kaluar. Deri më tani procedurat kanë nisur edhe për rastet “Titaniku”, “Tortura”, “Kalaja”, “Transportuesi” dhe “TNT”.

(Kosova Sot)