Salihaj: Qytetarët po i paguajnë shtrenjtë dallaveret dhe gabimet e Qeverisë

  • 28 September 2016 - 12:52
Salihaj: Qytetarët po i paguajnë shtrenjtë dallaveret dhe gabimet e Qeverisë

Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë për gazetën “Kosova Sot”, se ai nuk e di arsyen pse ministri Blerand Stavileci nuk dha një përgjigje lidhur me padinë e AXOS-it për dëmshpërblim në një shumë prej 390 milionë eurosh.

Por, sipas tij, ai duhet të mundësojë transparencë të plotë lidhur me këtë proces gjyqësor, i cili mund t'i kushtojë buxhetit të Kosovës.

“Për një shumë kaq të madhe janë të patolerueshme heshtja dhe mungesa e transparencës. Qytetarët e Kosovës po i paguajnë shtrenjtë dallaveret dhe gabimet e Qeverisë nga e kaluara. Një mafi politike, e cila e ka 'qeverisur' Kosovën për shumë vjet, po i shkakton dëme të mëdha Kosovës edhe sot. Të gjitha këto nuk mund të kalojnë në heshtje dhe pa asnjë përgjegjësi. Kuvendi i Kosovës duhet të merret seriozisht me këtë çështje", tha deputeti i LDK-së, Salihaj.

(Kosova Sot)