Papa: Do të jepni llogari para Zotit për sulmet në Aleppo

  • 28 September 2016 - 13:05
Papa: Do të jepni llogari para Zotit për sulmet në Aleppo

Papa Françesku, edhe njëherë ka bërë thirrje për paqe në Siri, duke thënë se ata që janë përgjegjës për sulmet në Aleppo, do të përgjigjen para zotit, shkruajnë mediat italiane.

Kreu i Kishës Katolike ka thënë të mërkurën pranë audiencës në Sheshin e Shën Pjetrit, se ai po lutet për popullin në Aleppo dhe se shpreh shqetësim të madh për gjërat që po ndodhin atje.

“Fëmijë e pleq të gjithë po vdesin. U bëj thirrje dhe ua kujtoj atyre që po sulmojnë, se të gjithë do të japin përgjigje për veprimet e tyre”.

Kjo deklaratë e Papës, vjen menjëherë pas një sulmi që goditi Aleppo’n në mëngjesin e së mërkurës.

(Kosova Sot)