Aktivizohet vullkani Barujari në Indonezi (Foto)

  • 28 September 2016 - 13:54
Aktivizohet vullkani Barujari në Indonezi (Foto)

Raportohet se vullkani Barujari i cili ndodhet në ishullin Lombok të Indonezisë është aktivizuar nga dje.

Sipas lajmeve të mediave lokale, bëhet e ditur se vullkani Barujari i cili ndodhet në rajonin vullkanik Rinjani ka filluar të lëshojë hi. Ndërkohë theksohet se 274 alpinistë të cilët ndodheshin në këtë rajon janë dërguar në një zonë të sigurt.

Taufikur Rahman, një zyrtar i policisë ka deklaruar se "Në mal ka ndodhur një shpërthim i papritur. Hiri i lëshuar ka arritur deri në dy kilometra lartësi." 

Nga ana tjetër thuhet se për shkak të shpërthimit në aeroportin Lombok në ishullin Bali dhe Ngurah Rai ka pasur vonesa në fluturime.

Rajoni vullkanik Rinjani quhet ndryshe si Unaza e Zjarrit e Oqeanit Paqësor.

(Kosova Sot)