Punëtorët: Ja si na detyroi 'Al Petrol' t’i shkëpusim kontratat (Dokument)

  • 28 September 2016 - 14:38
Punëtorët: Ja si na detyroi 'Al Petrol' t’i shkëpusim kontratat (Dokument)

Pas mbylljes të 13 pompave të derivateve të naftës nga “Al Petrol” këtë muaj, kjo kompani është duke e ballafaquar edhe me kontratat e punëtorëve të tyre, të cilët po e akuzojnë se po i detyron dhunshëm t’i shkëpusin kontratat.

Veriu.info ka arritur të siguroj një kopjen e kontratës së një punëtori të “Al Petrol-it” të pikës së Shupkovcit e cila është mbyllur më 12 shtator, por që sipas menaxherit të pikës, çuditrisht dhe me presion kontrata është nënshkruar tek pas nënshkrimit të një dokumenti ku punëtorët pajtohen me ndërprerjenë e saj.

Në kontratë thuhet se ajo është lidhur mes ‘Al Petrol-it” dhe punëtorit më datën 15.04.2016 dhe se përfundon më 15.09.2016.

“Marrëveshja për shkëputjen e kontratës ju ka sjellë punëtorëve më 14 shtator, paralelisht me kontratat e tyre, por që nënshkrimi i kontratave me datë të prillit është kështëzuar paraprakisht me nënshkrimin e marrëveshjes për shkëputjen e saj. Punëtorëve iu është bëë ky presion, duke iu premtuar punësim kur të hapen pika të reja”, thotë menaxheri Haxhiu.

Hajrullah Haxhiu, menaxher i pikës së mbyllur mbyllur në Shupkovc, tregon se asnjëherë më parë punëtorëve nuk u janë sjellë kontratat me kohë, por ato janë sjellë tek në muajin e fundit të përfundimit të tyre në mënyrë që punëtorët të mos kenë mundësi për ankesë.

“Për dy vite sa kam punuar në ‘Al Petrol’ kontratat janë sjellë në muajin e fundit, edhe pse punëtorët gjithmonë kanë kërkuar kontratat për shkak të kredive, por ato nuk janë sjellë me kohë. Kjo ndodh në gjithë Kosovën me punëtorët e ‘Al Petrol-it”, thotë Haxhiu, i cili akuzon edhe inspektorët e punës për të cilët thotë se janë të shitur.

“Inspektorët e punës kurrë nuk kanë ardhur për të na kontrolluar se a i posedojmë kontratat dhe a i shfrytëzojmë pushimet, edhe pse ka pas reagime”, thotë një ish punëtor, duke mos dashur t’i përmendet emri.

Ndryshe, se fundmi është arrestuar në Prishtinë një inspektor i punës për mit-marrje. 

kontra-almarreveshja-per-shkeputje

(Kosova Sot)